Kim Kardashian krenare me grimerin e saj shqiptar (Foto)

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 16:18 | Nga

Ylli Kim Kardashian është shumë e ndjekur nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Ajo duket gjithnjë bukur në fotografi, dhe për këtë gjë Kim i falënderohet stafit të saj, i cili kujdeset për çdo detaj që ajo të duket sa më e freskët dhe e kuruar në paraqitjet e saj.

Të gjithë e dinë që pjesë e stafit të saj është edhe një shqiptar, grime-ri Mario Dedivanovic i cili njihet edhe si ‘krahu i djathtë’ i super-yllit Kardashian.

Kjo e fundit ka publikuar një fotografi bashkë me të në Instagram, ku në statusin e saj ka shkruar plot fjalë krenarie për grime-rin e saj,

“E dua këtë fotografi me Marion, është shkrepur para se të dilnin në skenën e “Master Class” në Dubai. Kam dëgjuar shumë këshilla të tij të make-up dhe jam e nderuar që kam qenë pjesë.

Nuk mund ta besoj që po bëhet gati një dekadë që punojmë bashkë. Kemi ende gjëra të tjera për të bërë”, shkruan Kim në postimin e saj në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme