Kompania kineze kërkon emrin “Yeezy” te Kanye West

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 10:07 | Nga

Kanye West mund të ketë nevojë për një ide të re sa i përket emrit të kompanisë “Yeezy”.

Sipas dokumenteve ligjore një kompani nga Kina ka kërkuar të patentojë emrin “Yeezy”.

Kompania e Kanye e ka në pronësi emrin “Yeezy” për të mbathura, që nga viti 2013, mirëpo kanë braktisur të drejtat e pronësisë për rroba në 2017. E kompania kineze “Fujian Baby Network Technology Co” ka shfrytëzuar këtë mundësi duke kërkuar të patentojë emrin “Yeezy Boost” për produktet e veta.

Kjo nuk do të ndikojë linjën e të mbathurave të Kanye, mirëpo në qoftë se dëshiron të lansoj në treg produkte të tjera me këtë emër, mund të këtë beteja ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme