Koncerti i Rita Orës në Prishtinë “vërshon” mediet botërore (Foto)

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 22:56 | Nga

Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkëatdhetarët e saj.

Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Pamjet nga koncerti i saj në kryeqytetin e Kosovës ka zënë vend në shumë medie botërore.

Shikoni më poshtë fotografitë e publikuara në disa nga mediet e njohura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme