Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë prezentimin e përbashkët në festivalin e Kanës

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 13:37 | Nga

Qendra Kinematografike e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë do të jenë pjesë e tregut të madh ‘Marche Du Film’ të festivalit prestigjioz të Kanës nga data 8 deri më 17 maj 2018.

Këtë vit lokacioni i pavijonit do të jetë në një hapësirë më të mirë dhe pranë shteteve me industri më të zhvilluar të filmit. Pavijoni do të jetë i vendosur afër shteteve të Evropës Juglindore, Republikës Çeke, Sllovakisë, Amerikës, Gjermanisë etj.

Në ‘Marche Du Film’ do të prezentohen të rejat e kinematografisë kosovare, si me anë të katalogut, ashtu edhe duke i prezentuar të gjithë filmat e mbështetur nga QKK para producentëve ndërkombëtar, përfaqësuesve të fondeve të filmit, të festivaleve, agjentëve të shitjes, distributorëve etj.

Gjatë qëndrimit në Kanë do të mbahen shumë takime me partnerë ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare, producentë e distributorë të ndryshëm ku edhe pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme