Kosova tërhiqet nga gara e “Miss Universe”

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 23:59 | Nga

Kosova këtë vit është tërhequr nga gara më e madhe e bukurisë në botë “Miss Universe”.

Në edicionin e 66-të, Kosova nuk do të ketë përfaqesuesen e saj në Miss Universe, i cili do të mbahet më 26 nëntor në Las Vegas

Nuk dihet pse Kosova është tërhequr nga kjo garë në të cilën kishte pasur një debutim të suksesshëm në vitin 2008 me Zana Krasniqin, e cila ishte radhitur në top 10 e më të mirave në Univers.

Bashkë me Kosovën, nga jo garë janë tërhequr edhe Danimarka, Belize, Hungaria, Kenia dhe Zvicra.

Të drejtën për të zgjedhur përfaqesuesen e Kosovës, e ka Agensa Vuthaj e cila e kontaktuar nga Magazina.al, nuk ka dhën asnjë përgjigjeje lidhur me mospjesmarrjen e Kosovës ë këtë garë

Kujtojmë që vitin e kaluar Kosovën e kishte përfaqesur vajza nga Argjentina Camila Barraza, e cila nuk kishte sjellur ndonjë sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme