Kthehet në Youtube kënga e Mozzik “Madam”

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 14:02 | Nga

Reperi Mozzik e ka rikthyer në Youtube këngën “Madam”.

Ai është njëri ndër rekordmenët e kohëve të fundit, dhe ky projekt muzikor ka arritur të klikohet më shumë se 7 milion herë, shkruan lajmi.net

Mirëpo pas suksesit që reperi arriti me këtë këngë në mënyrë misterioze ajo ishte fshirë nga kanali më i madh i videove në botë.

Kjo gjë i ka brengosur edhe fansat të cilët nuk kanë mundur t’a dëgjojnë këngën e tyre të preferuar dhe lajmin për rikthimin e saj ishte Mozzik që e dha në Instagram.

Komentet duke e uruar për rikthimin e ‘hitit’ të momentit nuk kanë munguar./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Mozzik

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme