Kushtrim Hoxha, djali që po korr sukses të madh në Amerikë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 21:57 | Nga

Kushtrim Hoxha, djali nga Gjakova si duket po korr një sukses shumë të madh në rrugën e aktrimit.

Gjatë luftës në Kosovë,  Kushtrimi shpërngulet në Amerikë,ku studioi për aktrim. Gjate viteve në vazhdim ai mori pjesë në disa shfaqje në Teatrin Kombëtar te Kosovës, Teatrin Dodona, Teatrin e Gjakovës, dhe shumë  teatro regjional festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Kushtrimi njihet edhe si këngëtar dhe deri më tani ka realizuar disa këngë, Kopshti (me Hana Cakulin), Ti Them Heshtjes Tane Mjaft, Pa Lidhje (Green), Te Penxherja Jote (me Offchestra), Qyteti etj. Momentalisht Kushtrimi është duke përfunduar studimet për master ne aktrim ne Universitetin e San Diegos ne Kaliforni dhe është i punësuar ne teatrin The Old Globe në San Diego.

Kushtrimi kohëve të fundit e ka marë punën e tij me shumë seriozitet, transmeton Parrotlla.net

Në rrjetin e tij facebook ai ka hedhur  një pjesë te shkëputur nga filmi I tij I fundit  “The Greater Good” , ku është pëlqyer  jashtëzakonisht shumë e ndërkohë komentet e tij inspiruese nga fansat kanë qenë të pafundme, duke I uruar atij suksese të mëtejshme. /Parrotlla.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme