Kylie fshin fotot e vajzës, nga frika se ia rrëmbejnë

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 19:00 | Nga

Dje Kylie Jenner ka marrë vendimin për të fshirë çdo foto të vajzës së saj nga rrjetet sociale. Një prej komenteve në foton e saj, Kylie iu përgjigj se nuk do të publikojë më foto të vajzës. Por cila është arsyeja që ajo ka marrë një vendim të tillë kaq papritur?

Sipas disa burimeve për The Sun, thuhet se Kylie ka vendosur kështu pas komenteve ofenduese që bënin fansat dhe kjo është kthyer në diçka shqetësuese për të, pasi disa prej komenteve e kërcënonin se do t`i rrëmbenin Stormi-n.

Kylie është tmerruar. Ka shtuar sigurimin. Ajo e nxjerr shumë rrallë Stormin në publik, por tani po sigurohet që e bija të ketë mbrojtje maksimale”, -është shprehur burimi. Që prej lindjes së vajzës, Kylie-t i është dashur të përballet me spekulimet se Stormi nuk është e bija e Travis, por kërcënimet për rrëmbim janë të tepërta dhe të frikshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme