Kylie mohon se ka rritur gjoksin

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 19:57 | Nga

Kylie Jenner së fundi po kritikohet për ndërhyrje kirurgjikë në zmadhimin e gjoksit të saj. Shumë ndjekës të bukuroshes në rrjetet sociale, në komente kanë shkruar se “gjoksi i saj tani duket më ndryshe”.

Thuajse çdo fotografi e yllit televiziv shoqërohet me komentet e llojit: “Ja edhe një fakt se ka bërë operacion plastik”. Megjithatë, 19-vjeçarja vazhdimisht ka mohuar të ketë kërkuar ndihmën e kirurgut plastik për formësimin e gjinjve të saj.

Ajo thotë se gjithçka ka të bëjë me një truk që e shfrytëzon për ta bërë gjoksin e saj të duket i pëlqyeshëm nga të gjithë.

Kylie thotë se nuk mban sutiena, ndërsa për tërheqjen e gjinjve shfrytëzon shirit ngjitës dhe këtë e ka dëshmuar përmes fotografive në SnapChat.

“Kushdo që mendon se kam implante në gjinj, këtu ka shirita që i mbajnë këto (gjinjtë lart)”, ka thënë më herët bukuroshja.

Kohët e fundit ajo e ka gjetur ngushëllimin e saj te “Lamborghini Aventador”, i cili besohet se i ka kushtuar 400 mijë dollarë 19-vjeçares.

Kylie Jenner, para pak muajsh është ndarë nga reperi Tyga.

Sipas një burimi të ri të “Media Take Out”, 19-vjeçarja ka braktisur reperin pasi i ka ardhur në majë të hundës që ai nuk është përgjegjës për gjendjen financiare.

“Kylie po kuptonte se Tyga po përfitonte nga gjendja e saj financiare”, ka thënë një burim pranë Kylie, duke shtuar se “Ajo gjithashtu po rritet dhe dëshiron të bëjë disa ndryshime në jetën e saj”.

Image result for Kylie Jenner

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme