Labi i këndon Ramush Haradinajt në Pejë (Video)

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari që në zgjedhjet e fundit u bë edhe deputet i Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri-Labi, në një mbrëmje muzikore të premten në qytetin e Pejës i ka kënduar disa vargje për Ramush Haradinajn, ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Në klubin muzikor “Space” në Pejë Labi i ka vënë në këngë disa nga komandantët e UÇK-së dhe mes tyre edhe Haradinajn.

Këngëtari Labi, që më nuk është vetëm këngëtar, është deputet i Aleancës Kosova e Re, parti që është pjesë e koalicionit LAA, bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativës.

Koalicion ky që është kundërshtar politik i PAN-it.

Haradinaj, që është në kërkim të deputetëve për të arritur të paktën 61 vota për ta formuar qeverinë e re, para ca ditësh është parë në një takim me Tahirin.

Ky i fundit është folur tash e sa kohë se mund të jetë një nga deputetët jashtë PAN-it që mund t’ia japë besimin një qeverie të re të themeluar nga Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme