Lady Gaga feston ditëlindjen në restorantin e shqiptarit (Foto)

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 13:09 | Nga

Këngëtarja e famshme Lady Gaga festoi ditëlindjen e saj dy ditë më parë. Ishin miqtë e saj të cilët i organizuan një festë, ku ishin të ftuar edhe disa prej yjeve të njohur të Hollivudit.

Emra si Johnny Depp, Elton John e të tjerë, ishin të pranishëm në zonën e quajtur Plazhi Venecia, ku ndodhet dhe restoranti Gjelina. Gjelina është një nga vendet më luksoze në LA, i cili jo pak herë është komentuar nga mediet kryesore.

Restoranti është në pronësi të Travis Lett dhe shqiptarit Fran Camaj. Ideja për të ngritur restorantin lindi kur Camaj po mendonte të kthente një pjesë të shtëpisë së tij në restorant.

Projekti i tij fillestar ishte një dyqan hamburgerësh, por me sugjerimin e Lett, u kthye në një nga restorantet më luksoze në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme