Ledioni flet për herë të parë për sherrin me Noizyn

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 13:26 | Nga

I ftuar në NRG për një bisedë me Arjonin dhe Julkën, Ledioni nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për sherrin e vitit të kaluar me Noizyn.

Ai thënë se në fakt nuk e priste që Noizy të mos shfaqej në skenë sepse dy ditë përpara finales së madhe ata ishin takuar me njëri- tjetrin për të folur për detajet e performancës dhe çdo gjë ishte në rregull, sipas blitz.al.

Më pas, për sa u përket ofendimeve, ai ka treguar se nga Noizy dhe njerëz të nivelit të tij nuk merr për bazë asgjë dhe nuk ndihet i ofenduar, thjesht i vjen keq që Noizy iu kundërvu një produksioni të cilin e bëri ky që është sot.

“Top Media e ka bërë Noizyn atë që është sot”, ka thënë Ledioni, duke theksuar më vonë se do të priste që Noizy t’i kërkonte falje personalisht, pasi tërthorazi ai e ka bërë në “Xing me Ermalin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme