Kënga “Mike” u publikua disa javë më parë dhe tashmë numëron miliona klikime duke u renditur mes hiteve të kësaj vere.
Sigurisht që suksesi ishte në një farë mënyrë i garantuar, pasi ky bashkëpunim ishte i pari mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës.
Të ftuar në koncerte shpesh edhe së bashku, pas këtij bashkëpunimi dy këngëtarët e njohur kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin.
Video e fundit e publikuar nga Ledri shfaq pak momente nga performanca e fundit e tyre në skenë duke kërcyer së bashku në ritmet e këngës hit.
Publiku është entuziazmuar edhe më shumë, ndërkohë që i shoqëron duke kënduar bashkë me ta.
Ledri është i njohur për lidhjet që ka pasur me disa nga femrat më të njohura të skenës muzikore. Por me Elvanën besohet se është vetëm miqësi.