Leonora Poloska bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 21:49 | Nga

Këngëtarja shqiptare, Leonora Poloska, është bërë sot nënë për herë të parë.

Ajo ka lindur një vajzë dhe familja e vogël është shumë e lumtur.

Leonora Poloska, e njohur për disa këngë, kishte bërë të ditur që ishte në pritje të fëmijës. Sot, bashkëshorti i saj, kompozitori Andin Randobrava, nëpërmjet një statusi dhe një fotoje ka zbuluar për të gjithë gëzimin e familjes së tyre.

“Gruja jem e dashur Faleminderit që na e linde këtë Princeshë. Mirse erdhe qika babit zemra jeme ma e mira nbot”, është mesazhi i tij.

Edhe sytë e mamasë së re shkëlqejnë nga gëzimi…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme