Liberta përgjigjet a është single

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 15:56 | Nga

Moderatorja e njohur e Klan Kosova, Liberta Spahiu, në sezonin e ri të “Prive”, njërën prej rubrikave të programit e ka nisur me veten.

Përballë pyetjeve pikante dhe të shkurtra të “60 sekonda”, Spahiu rrëfeu se “Prive” mund ta linte ndonjë ditë “për pikë të qejfit”. Gjithashtu ajo pohon se ka konkurrencë të keqe në showbiz.

Për programin që drejton, Liberta thotë se personazhet që nuk janë të përshtatshëm për të qenë aty janë ata që nuk janë mësuar me kritika, por vetëm me lëvdata.

Liberta nuk i ka anashkaluar edhe pyetjet delikate për eksperiencat seksuale, duke zbuluar edhe statusin e saj. Pyetjes nëse është Liberta single, ajo i përgjigjet: “Ta dija se çfarë isha, ndoshta jua kisha treguar…”

Megjithatë, dyshimet dhe thashethemet të fundit për raportin e saj, ajo i shton me një deklaratë tjetër ndërsa përgjigjet nëse beson në “Karma”: “Karma is a bitch…”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme