Lirohet nga paraburgimi sulmuesi i Noizyt

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 21:11 | Nga

Pas një muaji në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, është liruar Albert Krasniqi.

Alberti ishte pjesë e përleshjes mes reperëve të grupit OTR në krye me Noizyn dhe anëtarëve të Babastars (miqve të tij).

Ai është akuzuar se ka shtënë me armë në drejtim të Noizyt dhe bashkëpunëtorit të tij “Varrosi”, të cilët mbetën të plagosur nga kjo përleshje.

Lajmin për lirimin nga paraburgimi, e ka bërë vet Alberit, duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin “u ktheva”.

Kujtojmë që Noizy dhe Varrosi u trajtuan në QKUK, menjëherë pas sulmit me armë, por sot gjendja e tyre është e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme