Lodhje e stres për sukses, Fjolla përfundon në spital (Foto)

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 14:08 | Nga

Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Ndonëse nuk dihet konkretisht se çfarë ka pësuar këngëtarja, nga fotot që vet ajo ka postuar në “Snapchat”, shihet duke marrë infuzione.

Por Fjolla ka treguar për fansat e saj se nga i ka ardhur ky siklet, ndërsa bën si shkaktare lodhjen dhe stresin.

“Lodhje e stres për sukses. Çdo gjë e bukur është e vështirë për t’u arritur sepse duhet shumë punë dhe përkushtim. Por unë nuk dorëzohem kurrë”, shkruhet në mesazhin e Fjollës, ndërsa u jep kështu një mësim të gjithë njerëzve që të fokusohen tek shëndeti.

Pavarësisht gjendjes së saj, Fjolla nuk lë pa përmendur edhe dy infermieret që po kujdesen për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme