Lorik Cana nis pushimet me dy dashuritë e tij (Foto)

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 17:32 | Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit Lorik Cana ka filluar pushimet për këtë vit bashkë me familjen e tij.

Në instagram, Loriku ka shpërndarë një fotografi ku duket shumë i lumtur në plazh bashkë me djalin Boikenin dhe bashkëshorten e tij italiane Monika.

“Dashuria e jetës”, shkruan Loriku poshtë fotografisë.

Djali i Lorikut lindi në shtator të vitit 2015-të dhe nuk ka mbushur ende 2 vjeç.

Siç duket nga fotografia, Loriku është treguar i kujdesshëm që të mos tregojë dhe fytyrën e djalit të tij, që deri më tani nuk e ka shfaqur asnjëherë në media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme