Luana mban premtimin, udhëton në Podujevë për ta takuar fansen për ditëlindje

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 14:04 | Nga

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka fansa të shumtë shqiptarë.

Të dielen, Luana ka vizituar një fanse për festën e ditëlindjes së saj të 15-të.

“Të dhashë fjalën që do të vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ia dola të vij pavarësisht kushteve të vështira”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite”.

“‘Lunator’ përgjithmonë familje! Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një dite të gjatë me xhirime, ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej”.

“Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, ka shkruar Luana në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BlAY8D6gFgJ/?taken-by=diellzaluana

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme