Mariah Carey paditet për anulimin e koncerteve

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 15:32 | Nga

Mariah Carey është duke u përballur me një padi lidhur me anulimin e disa koncerteve.

Disa dokumente nga Gjykata që janë siguruar nga The Blast tregojnë se këngëtarja 47 vjeçare ka anuluar koncertet në Kili dhe Argjentinë në muajin tetor të vitit 2016, e për të cilat FEG Entretenimientos S.A. që kishte organizuar këto koncerte kërkon 500, 000 dollarë kompensim.

Megjithatë, një postim i Carey duket se asaj do t’i kushtojë shumë më shumë se sa anulimi i këtyre koncerteve.

“E shqetësuar se koncertet e mia në Kili, Argjentinë dhe Brazil duhej të anuloheshin. Fansat e mi meritojnë më shumë se sa disa prej këtyre organizatorëve i kanë trajtuar “, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Padia argumenton se komentet e Carey për organizatorët e koncerteve ishin “të pavërteta dhe shpifëse”, dhe FEG kërkon 2 milionë dollarë dëmshpërblim vetëm për këtë cicërimë të këngëtares në Twitter.

E ky nuk është skandali i vetëm në të cilin Carey është e përfshirë aktualisht.

Në muajin nëntor, një ish-truproje e këngëtares e akuzoi atë për ngacmim seksual në një draft padi duke kërkuar poashtu dëmshpërblim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme