Mashkulli që ka bërë seks me tri Kardashian

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 13:51 | Nga

Sa herë që të gjithë mendojnë se dijnë gjithçka për familjen, e veçanërisht për motrat Kardashian, në dritë del diçka e re.

Për shumë meshkuj është ëndërr të paktën njëra prej tyre, por ekziston një mashkull që ka fjetur me tri Kardashian.

Këngëtari “The Game”, të paktën përmes vargjeve të këngës së tij të fundit, të titulluar “Sauce”, thotë se ka kryer seks me tre motra Kardashian.

Kënga nuk ka shumë që është hedhur në treg dhe nuk dihet nëse kur thotë “…i fucked three Kardashians” e ka figurativisht për efekt muzikor apo është e vërtetë.

Megjithatë, shumë media rozë në Shtetet e Bashkuara kanë marrë të mirëqënë këtë të dytën dhe janë vënë në kërkim të emrave. Sipas tyre, ato janë Kourtney, Khloe dhe Kim. Me këtë të fundit “The Game” ka pranuar se është shoqëruar për pak kohë, por ka mohuar Khloen.

E vërtetë apo sa për zhurmë? E sigurtë që këtë të dytën këngëtari e ka shkaktuar, pasi është e pamundur që të thuash “kam kryer seks me familjen më të famshme në botë” dhe të mos presësh përgjigjie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme