Më e nxehtë Fjolla a Dubai? (Foto)

Prishtinë | 16 Sht 2017 | 16:57 | Nga

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina së shpejti pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, që vjen në bashkëpunim me një artist të ri nga Shqipëria.

E ndërsa po pret finalizimin e projektit, ajo po shijon si mos më miri disa ditë pushimi së bashku me familjen e saj.

Dhe për pushimet e radhës, Fjolla ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja Morina ka treguar se ajo bashkë me vajzën e vogël Alayan dhe nënën e saj, kanë marrë rrugën drejt Dubait për pushime.

Dubai njihet si vend i nxehtë, por edhe Fjolla nuk mbetet pas me “nxehtësi”, në disa poza të publikuara në InstaStory.

Fjolla shquhet për linjat e saj perfekte të trupit, të cilat nuk heziton asnjëherë që t’i ekspozojë, pothuajse në çdo paraqitje të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme