Melanie “shpërfill” Donald Trumpin

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 21:09 | Nga

Ka përsëritur refuzimin e saj ndaj bashkëshortit dhe një gjë e tillë sërish nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve.

Bëhet fjalë për zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump, e cila është fotografuar ndërsa ka shmangur kapjen e duarve me bashkëshorin në momentin kur së bashku po dilnin për t’u ngjitur në avion duke shkuar në një udhëtim një ditor në Ohajo.

E veshur mjaft elegante, me një bluzë të verdhë kombinuar me pallton dhe një fund të ngushtë ngjyrë kafe, Melanie ka “fshehur” dorën nën xhaketë duke mos e përfillur “kërkesën” e Donald Trump për tu kapër dorë për dore.

Kjo sjellje e zonjës së parë vjen pas lajmeve të publikuara në media, në të cilat presidenti flitet për një lidhje me pornostaren gjatë kohës që ishte i martuar me Melanie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme