Milaim Zeka tregon si i propozoi martesë koleges që ditën e parë

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 14:08 | Nga

Është gjithnjë shumë bukur të dëgjojmë histori dashurie, aq më tepër të personazheve televizive, pasi në rastet kur nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që nuk i simpatizojmë dhe aq shumë, pasi ndryshojmë mendim.

Kështu është rasti i gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka, i cili njihet për natyrën e tij provokuese, shpesh pjesë e debateve edhe sherreve televizive. I ftuar tek Rudina, ai ka treguar historinë e dashurisë më bashkëshorten, gazetaren nga Shqipëria, Edlira Qefalija. Mund ta themi se është dashuri me shikim të parë, të paktën nga Milaimi, sepse Edlira në fillim ka bërë paksa të vështirën, fundja si të gjithë vajzat. Propozimi për martesë ka ardhur që ditën e parë për Edlirën dhe ai nuk i kishte lënë aspak kohë sepse “gjërat e mëdha në jetë bëhen pa menduar“.

“Nuk më la shumë kohë për t’u menduar, kur pas 2 javësh e gjeta veten të fejuar“, tregoi Edlira.

Momenti më i bukur ishte takimi i Milaimit me vjehrrën e tij. Nuk i pëlqeu aspak në pamje të parë dhe nuk kishte nguruar as t’ia shprehte. “Unë e kam gocën yll, vjen me këtu një valixhe në dorë dhe kërkon grua” i kishte thënë ajo. Por që kishte marrë një përgjigje të menjëhershme nga ai: “unë jam yll e gjysmë”. Marrëdhënia e tyre u bë edhe më keq, pas shakasë së tepruar nga Milaimi për vizitën e shpeshtë të saj në Kosovë, aq sa e kishte bërë të qante.

“Ke gjetur ndonjë të dashur që vjen kaq shpejt”, i kishte thënë dhe mamaja e Eldirës kishte shpërthyer të qante, por sigurisht tashmë gjërat janë krejtësisht ndryshe. Të pyetur se cili ëshë celsi i suksesit për një marrëdhënie të lumtur, Milaimi u shpreh: Kurrë në jetën tonë nuk i kemi kontrolluar bisedat telefonike, ndonëse unë e di që Edës i vijnë mesazhe që “je e bukur”. Nuk i themi njëri-tjetrit kur dalim sa do vonohesh, por kënaqu. Kam qenë pesë metra larg kur Edës i kanë thënë” sa e mirë, do të kisha hëngër” dhe nuk kam reaguar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme