Ministrja Hoxha krenohet me Duan, Erën e Ritën

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 18:34 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një postim në rrjetin social, ka lëvduar tri këngëtaret tona të famshme në botë Dua Lipën, Era Istrefin dhe Rita Orën, të cilat tri eventet më të rëndësishme të futbollit, do të ekzekutojnë pikat muzikore para fillimit të ndeshjeve.
Ministrja Hoxha, ka shkruar se po ashtu, vajzat, e ngritën lavdinë e sportit të Republikës së Kosovës në botë, Majlinda, Distria, Nora, Erza, Loriana…
Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Dua, Era, Rita…emra që sportit dhe shpirtit garues ua falin emocionet e fillimit solemn të garave në sport, me vokalin e tyre, ndër më të pëlqyerit në mbarë botën!
Lavdinë e sportit të Republikës tonë në botë, e ngritën në zenit: Majlinda, Distria, Nora, Erza, Loriana…
Krenar me Juve, Dua, Era, Rita!”

Të ngjashme