Miqtë dallohen në ditë të vështira

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 16:10 | Nga

Mbretëresha e popit, Lady Gaga ka anuluar disa koncerte kohët e fundit për shkak se nuk është ndjerë aspak mirë.

Pak ditë më parë ajo bëri një postim në profilin e saj në Instagram ku shkruante se kishte dhimbje “të tmershme” dhe i kërkonte ndjesë fansave të saj që ishin mbledhur për koncertin e saj. Në këto ditë të vështirë për të, Lady Gaga ka pasur mbështetjen më të madhe si nga fansat ashtu edhe nga miqtë. Një prej tyre është edhe diva Beyonce.

Pas lajmit se Gaga është shtruar në spital, ajo i ka bërë një dhuratë, e cila mesa duket i ka pëlqyer shumë.

“Faleminderit Beyonce që më dërgove këtë bluze kaq të rehatshme. Me mban ngrohtë teksa qëndroj shtrirë jashtë duke shijuar pemët, qiellin, diellin dhe të marrë frymë thellë. Ndihem me fat që jam rrethuar nga kaq shumë dashuri”, shkruan Gaga.

Nëse rast se e keni harruar, Beyonce dhe Gaga kanë bërë një bashkëpunim së bashku i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm.  Bëhet fjalë për këngën “Telephone” në vitin 2010 dhe miqësia e tyre vazhdon ende edhe në ditët e sotme.

31- vjeçarja është detyruar të shtyjë turneun e saj për shkak të sëmundjes: fibromyalgia. Ajo është shprehuur se po përpiqet shumë që sëmundja të mos ta mposhtë dhe të rikthehet sa më shpejt në skenë. Ne shpresojmë shumë që Gaga të rikthehet sa më shpejt në skenë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme