Fituesja e Brazilit, Miss BumBum, ka bërë tatuazh fytyrën e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse ajo njihet për të pasmet e saj, bukuroshja Erika Canela ka zgjedhur pjesën e fundit të qafës, në nisje të kurrizit, për të bërë këtë tatuazh paksa të pazakonshëm. Procesin e punimit të së cilit edhe e ka fotografuar e më pas e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
“Ai është çuditërisht seksi, pavarësisht se është 70 vjeç”, tha 27-vjeçarja.