Missi rrezikoi jetën në Bovillë, Veliaj i dhuron diçka

Tiranë | 14 Nën 2017 | 18:43 | Nga

Blerta Leka është 18-vjeçarja nga Tirana, e cila u përzgjodh mes shumë vajzave të tjera për të përfaqësuar Shqipërinë në 26 nëntor në finalen e “Miss Universe“, që organizohet në Washington.

Blerta Leka është prezantuar tashmë për publikun, pasi u shfaq në videon prezantuese me tematikën “Pa kufij”, të xhiruar në Bovillë. “Rrezikova jetën pasi më duhej të ngjitesha në malin 620 metra lartësi të Bovillës, për xhirimet e pamjeve që promovojnë Shqipërinë”, deklaroi ajo në media.

Ky spot mesa duket ka tërhequr vëmendjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke vendosur ta vlerësojë edhe më shumë punën e saj. Pasi e priti në zyrën e tij, Veliaj i bëri dhuratë një suvenir, pikërisht Kullën e Sahatit, objekti që për shqiptarët është një simbolikë e vjetër. Motivacioni për këtë dhuratë është “Promovimi që Miss Universe Albania 2017”, Miss Blerta Leka, i ka bërë zonës së Malit të Bovillës, për t’u prezantuar në “Miss Universe”.

Dhurata të tilla simbolike u bëhen shqiptarëve, por edhe të huajve me merita të veçanta, të cilët bëjnë promovim e vendit jashtë kufijve.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme