Modelja gjermane, e fiksuar pas Lewandowskit

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 23:00 | Nga

Jordan Carver është modelja më seksi gjermane dhe ndiqet prej më tepër se 2 milionë fansave në Instagram.

Së fundi 31-vjeçarja tregoi se është një fanse e futbollit dhe se ndjek shpesh skuadrën e Bayernit të Mynihur.

Në një emision televiziv gjerman, Jordan tregoi se futbollisti i saj i preferuar është ylli polak i bavarezëve, Robert Lewandowski.

“Futbolli është një sport që më pëlqen shumë dhe sa herë që kam kohë, ndjek Bayernin në stadium. Futbollisti im i preferuar është Lewandowski, që sillet si një lider i vërtetë. Më pëlqejnë shumë golat e tij”, tha Carver.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme