Morena merr mesazh të luajë lojën “Balena Blue” (Foto)

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 11:20 | Nga

Këto ditë është përhapur me të madhe një lojë e quajtur “Balena Blue”.
Kjo lojë është nga më të rrezikshme, pasi ka marrë shumë jetë të fëmijëve nëpër botë.

Për të luajtur këtë lojë duhet të kalosh 49 sfida ndërsa në të 50-tën të kërkohet të bësh vetëvrasje.

Kjo gjë si duket e ka nervozuar edhe modelen dhe këngëtaren Morena Taraku.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instastory ku shihet se ajo ka marrë një mesazh për të luajtur lojën “Balena Blue”.

Por Morena ia ka kthyer duke thënë se është turp që po hapin usera të tillë.

“Si nuk ju vjen turp te hapni usera te tille e te fundroni mendjen e fëmijëve te mjere. Sa shume vite na jan dashur te harrojmë tmerrin e luftës e traumat e saj ne vend qe te luftojmë per ta ju po abuzoni mendjen e tyre me gjera te kota e po i shtyni ata drejte vetvrasjes. Por nuk po cuditem aspak sepse po te ishim me intelegjent do ishte Kosova me përpara. Sa turp me lexu nje sms te tilee ne gjuhen shqipe.”, kishte shkruar Morena.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme