Ajo cilësohet si “Mbretëresha e Fitnesit”, ndërsa ka një audiencë spektakolare në Instagram, me plot 2.9 milionë ndjekës.
Natalie Gauvreau nga Kanadaja ka njoftuar mbërritjen e saj në Korenë e Jugut, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.
Prania e 33-vjeçares ka tërhequr vëmendjen dhe ka “rritur temperaturat” në Peyongchangun e ftohtë.
Natalie është bërë e njohur edhe për faktin se refuzoi t’i përgjigjej ngacmimeve të Cristiano Ronaldos, disa vite më parë.