Ndahet moderatorja shqiptare (Foto)

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 19:05 | Nga

Pas një marrëdhënieje shumë vjeçare dhe një fëmije së bashku, duket se gjithçka ka përfunduar mes tyre. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur të disa emisioneve në “Digitalb”, Bora Zemanin dhe partnerin e saj, DJ Vin Velin, të cilët mesa duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në mediat rozë prej një kohe të gjatë përflitet për ndarjen e tyre, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar.

Por, siç shkruan Revista Who, Bora dhe Vin Veli kanë kohë që nuk shihen së bashku. Madje DJ-i i njohur u paraqit i vetëm edhe në dasmën e miqve të tij, Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës.

E pyetur nga “revistawho” në lidhje me këtë çështje, vetë moderatorja ka mohuar gjithçka duke thënë thjesht: “Jo, nuk është e vërtetë.”

Megjithatë një tjetër detaj të bën të mendosh të kundërtën. Vin Veli nuk e ndjek më Borën në Instagram, ndërsa kjo e fundit vijon ta ndjekë atë.

Ai gjithashtu ka zhdukur çdo foto të Borës nga profili i tij, ku mban vetëm fotot e djalit.

View this post on Instagram

Vamos a la playa ??

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Image

View this post on Instagram

#beaching ?

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme