Ndahet nga jeta Shkëlqimi i “Big Brother Albania”

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 12:46 | Nga

Ai ka qenë një nga personazhet më të lakuar në edicionin e parë të “Big Brother Albania” dhe ndonëse nuk arriti deri në finale, ende mbahet mend nga publiku.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Brushullin, ish-konkurrentin e reality show-t i njohur si Çimi, i cili u nda nga jeta gjatë së dielës. Ka qenë vetë vajza e tij Esmeralda e cila ka bërë me dije lajmin tragjik nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me keqardhjen dhe lëndimin e humbjes të njeriut më të dashur. Ju njoftoj humbjen e të ndjerit Shkelqim Brushulli BABAIT tim.”-shkroi ajo, e ndjekur nga një varg komentesh që i shprehin ngushëllimet për humbjen e rëndë.

Shkëlqim Brushulli prej dy vitesh luftoi me një sëmundje të rëndë, betejë të cilën e humbi sot. Shkëlqimi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, Esmeraldën dhe Dritanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme