Neal Ferinah, stilisti i flokëve të Beyonces për 13 vjet

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 10:24 | Nga

Për 13 vjet, stilisti i flokëve, Neal Farinah ka qenë mjeshtër i disa prej transformimeve më të larmishme të Beyonces.

Farinah është nga Trinidad dhe ishte vetëm 17 vjeç kur filloi të merrej me këtë profesion. Thotë se me Beyoncen u takua gjatë kohës kur punonte në një sallon me emër në atë kohë në Brooklyn. Ishte viti 2005.

“Një kliente më tha se një shoqe e saj kishte nevojë për një ndryshim të flokëve. I thash kush është dhe doli të jetë Beyonce. Gjithçka më dukej si magji. Nga ajo kohë punoj vazhdimisht me të”, ka thënë Ferinah.

Ai gjithashtu ka thënë se Beyonce është kliente e lehtë dhe jo gjithmonë vendos vet, thotë se kohën më të madhe e lë atë të propozojë e të vendosë.

Neal Ferinah, stilisti i flokëve të Beyonces për 13 vjet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme