Nesër publikohet kënga e Capital T dhe Ardian Bujupit

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 18:02 | Nga

Këngëtari Ardian Bujupi dhe reperi i njohur Capital T, nesër (e premte) do ta publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri “Andiamo”.

Kënga e cila ka bërë bashkë dyshen, është punuar me një produksion gjerman, dhe me gjasë do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Kjo këngë e cila është ritmike ka një titull tejet të çuditshëm. “Andiamo”, është një fjalë italiane që në shqip do të thotë “Le të shkojmë”.

Rikujtojmë se në këtë klip nuk do të mungojnë femrat atraktive, si dhe paraqitja e djelmoshave si çdo herë me shumë stil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme