Nicole Kidman dhe Tom Cruise sërish bashkë?

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:46 | Nga

Ata ishin çifti i famshëm i Hollivudit të cilët i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2001.

Por duket se Tom Cruise dëshiron të bashkohet me ish gruan e tij Nicole Kidman në ekranin e madh, në një film për një çift të divorcuar që bie sërish në dashuri.

Sipas New Idea Tom Tom po përpiqet të përfshijë dhe Nicole në projektin e ri, ku duekt se çifti do të ketë skena dashurie.

“Nicole u çudit kur Tom i kërkoi të punonin sërish bashkë. Madje ajo u trondit më shumë nga ajo që kishte ndërmend… sidomos pasi ai dëshironte të bënin skena dashurie”, thotë një burim për New Idea.

Marrëdhënia e Tom dhe Nicole u zbut disi që kur ylli i Top Gun u nda me gruan e tij të tretë, Katie Holmes, në 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme