Nicole Kidman puth aktorin para syve të burrit në “Emmy” (Video)

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 19:31 | Nga

Aktorja e madhe Nicole Kidman la mbresa te publiku mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve “Emmy”.

Në momentin që kolegu i saj Skarsgard ka arritur të rrëmbejë çmimin “Emmy”, ajo është ngritur dhe nga entuziazmi i ka dhuruar atij puthje në buzë.

Ndërkohë, në momentin që ndodhi kjo, shumë pranë saj gjendej prapa tyre dhe pa gjithë skenën.

Duke qenë i pakënaqur me atë që bëri gruaja e tij, Keith qëndroi në hije duke duartrokitur i nervozuar në fytyrë.

Keith Urban dhe Nicole janë të martuar që nga viti 2006.

Fakti që është një aktore ia lejon që të dhurojë puthje apo të luajë skena çfarë do në filma, por një gjest i tillë në jetën jashtë skenës u kritikua shumë nga publiku. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme