Nisin “ethet” e dasmës së Marinës me Getoarin

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 15:53 | Nga

Pak orë para dasmës së madhe në familjen e tyre, Vjollcat janë të gjitha të angazhuara për të shkëlqyer në një ditë shumë të rëndësishme për to.

Emocionet e familjes së Marina Vjollcës, e cila sot do të kurorëzojë dashurinë e saj me reperin Getoar Selimin, kanë nisur. Sot, ato do të jenë dëshmitare në një dasmë madhështore në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Orët e mëngjesit të sotëm, i kanë gjetur në këmbë pothuaj të gjitha Vjollcat. Ndër të parat që janë zgjuar herët këtë mëngjes janë mbesat e Marinës dhe Luanës, Jori dhe Kledisa Paloka, të cilat kanë ndarë disa momente përgatitjeje edhe me miqtë e rrjeteve sociale.

Në Instagramin e tyre, Kledisa dhe Jori kanë zbuluar edhe një dhuratë të madhe për Marinën – një buqetë gjigante me trëndafila të kuq dhe dy germat e para të emrave të çiftit me trëndafila të bardhë. Po ashtu, ato kanë postuar momente nga zgjedhja e këpucëve dhe sandaleve, si edhe përgatitjet në parukeri.

Ajo që nuk mund të qëndrojë në heshtje në një ditë si kjo është, pa dyshim, Luana, që sot po përcjell drejt altarit gjysmën e saj, siç e quan ajo. Emocionet e mëdha të Luanës do të kemi rast t’i shohim pak orë më vonë, por mëngjesin, bukuroshja bionde e ka nisur me “sherr”.

Një komunikim me të motrën pak orë më parë, Luana e ka ndarë edhe me miqtë e saj në Instagram. Ndër të tjera, mes bisedës, ajo e quan edhe “nuse e çmendur” të motrën, e cila ka filluar ta ngacmojë për darkën e madhe, madje edhe paralajmërojë për se do t’i bëjë edhe “kështu pyetjesh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme