Noizy, duete me Norën dhe S4MM?

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 16:56 | Nga

Nora Istrefi është duke përgatitur një duet me reperin nga Shqipëria, Noizy – ka bërë të ditur Prive.

Akoma nuk dihet titulli i këngës, ndërsa kënga pritet të vijë me videoklip në muajin e ardhshëm.

“Mbretëresha ime” është kënga më e fundit që e ka publikuar reperi më 8 mars, e cila iu kushtua nënës.

Sa i përket këngëtares nga Kosova, ajo ka kohë që nuk ka ardhur me një këngë të re. Ishte pritur që të publikonte një duet me Irkenc Hykën, mirëpo nuk u realizua.

Ndërkohë që bashkëpunimet me bashkëshortin e saj Robert Berisha (“S’ka inat”) dhe me Gjikon (“Gabime”) të publikuara në verën e kaluar, janë këngët më të fundit që i ka publikuar Nora.

Po ashtu, është bërë e ditur se Rigels Rajku do të vijë edhe me një tjetër duet. Ai do të sjellë këngën e përbashkët me reperin nga Tetova, S4MM.

“Medelina” ishte kënga që e bëri të popullarizuar Samirin, i cili ka realizuar edhe disa projekte të tjera muzikore, ndërsa padyshim se një duet me Noizyn do ta dërgojë atë në një nivel tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme