Oprah Winfrey, me pushime në Adriatik

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 20:00 | Nga

Oprah Winfrey, drejtuese e një rrjeti televiziv, aktore, producente emisionesh dhe një ndër gratë më me ndikim në botë, po kalon pushimet buzë Adriatikut, në Mal të Zi dhe Kroaci.

Ajo ka postuar fotografi dhe video në llogarinë e saj në instagram, e cila ndiqet nga plot 14.8 milionë njerëz.

Sigurisht që vizita e saj në këto dy vende është një reklamë që nuk ka çmim për këto bregdete të cilat janë në “luftë” me vendet tjera për turistë elitarë si ajo.

Winfrey ka postuar edhe një fotografi që shfaqet në Kotorr krah Fareed Zakaria , gazetarin, shkencëtarin politik dhe autorin e dhjetëra artikujve në CNN , Washington Post dhe shumë media prestigjioze botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme