Ornela Muti dënohet me 6 muaj burg nga gjykata e Triestes

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 19:02 | Nga

Ornela Muti është dënuar me gjashtë muaj burg dhe gjobë 500 euro nga Gjykata e Apelit e Triestes ku shkak për këtë është bërë mashtrimi që ka bërë aktorja rreth 7 vite më parë.

Ajo ka anuluar një shfaqje Teatrin “Verdi” në Pordenone me justifikimin se është sëmurë, madje ka paraqitur edhe raport mjekësor, por nuk ishte e vërtetë.

Në vendimin e parë, Gjykata e Pordenones ishte më e ashpër duke dhënë 8 muaj burg dhe 600 euro gjobë për mashktrin pasi kishte siguruar raportin mjekësor pa qenë e sëmurë.

62- vjeçarja kishte anuluar shfaqjen për të shkuar në një darkë bamirësie në Shën Petersburg e cila organizohej nga Vladimir Putin.

Gjithashtu aktorja italiane duhet të paguajë dhe shpenzimet e gjyqit si dhe një dëm monetar prej 30 mijë euro për teatrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme