Paditet Kim Kardashian

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 18:22 | Nga

Kim Kardashian është njëra ndër figurat më të dashura në mbarë globin, dhe si e tillë ka nënshkruar shumë kontrata rreth të drejtave të marketingut.

Ajo nuk ka të drejtë të përdorë inicialet e saj në produktet kozmetike, dhe këtë drejtë mesa duket ajo së fundmi e ka shkelur.

Bëhet e ditur se grimerja e famshme daneze Kirsten Kjaer Weiss e ka së fundmi paditur Kim Kardashianin, pikërisht për logon e kësaj të fundit “KKW” që ka përdorur në produktet kozmetike.

Sipar Weiss kjo logo është duke hutuar klientët, ngaqë është tejet e ngjashme me atë të Kirsten “KW”.

Ajo në padinë e saj akuzon 36 vjeçaren se e ka bërë qëllimshëm një gjë të tillë, vetëm që të ngatërrojë klientët me linjën e grimeres.

TMZ shkruan, se e paditura Kim ka angazhuar disa avokatë për t’i dalë në mbrojtje rreth kësaj teme, ndërsa Weiss është e bindur që do ta fitojë gjyqin, dhe kërkesat e saj janë; ndalimi i shpërndarjes së produkteve të mëtejme të Kimit, si dhe dëmshpërblimin në të holla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme