Para së t’ju fillojnë programet, Ermali “kërcënon” Luanën

Prishtinë | 28 Tet 2017 | 22:18 | Nga

Vitin e kaluar, kur të shtunave filloi transmetimet në Top Channel “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin, Ermalit iu “kërcënua” programi i tij në Tv Klan, aq sa, pothuaj çdo të shtunë i dërgonte nga një mesazh virtual moderatores së njohur, si për ta ngacmuar për audiencën. Shakatë dhe batutat me Arbanën u bënë të shpeshta, madje të gjithë miqtë virtualë të Arbanës dhe Ermalit argëtoheshin me këtë komunikim të dy miqve të vjetër.

Këtë sezon, “kërcënimi” e ka emrrin Luana Vjollca, e cila sonte nis trametimin e programit të saj të ri, “Shiko kush luan”, në të njëjtën orë me programin e Ermalit në Tv Klan. Lufta për audiencë ka filluar edhe virtualisht, që kur u mësua se Luana kishte zgjedhur pikërisht të shtunën ditën e programit të saj. Marina Vjollca ishte ajo që ia konfirmoi Ermalit se Luana do të ndeshej kokë më kokë me të, të shtunave, në primetime.

E sotmja është e shtuna e parë dhe sapo Ermali postoi foto nga programi me mesazhin: “Mos harro sot ora 21. Xing me Ermalin”, Luana nxiton të shkruajë: “Janë të zënë sonte” si për ta ngacmuar se sonte të gjithë do të ndjekin programin e saj.

Edhe Ermali, pa e kursyer humorin as në këtë rast, i dërgon Luanës një mesazh “kërcënues”: “Luana Vjollca, të lutem dil nga jeta ime. Si munde… Ej, shiko… javës tjetër, po nuk e pate bezdi, ma jep mua atë fustanin e bardhë. Edhe unë kam ndjenja… edhe unë kam gjoks.”

Kaq u desh që në rrjet të shpërthejnë komentet. Ata që vazhdojnë të ndjekin Ermalin dhe fansat e panumërt të Luanës që mezi e kanë pritur rikthimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme