Pas 20 vitesh në botën e artit, aktorja nderohet me yll në Hollywood

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 08:58 | Nga

Aktorja e serialit ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ është nderuar me yll në “Walk of Fame” pasi ka 20 vite që kontribuon në industrinë e artit.

Eva Longoria, e cila është shtatzënë ka pozuar në yllin që ka marrë duke thënë se ka emocione dhe ndjenja të përziera.

43-vjecarja është në pritje të një djali që do vijë në jetë pas disa javësh. Në një intervistë për People, ajo përshkroi momentin duke thënë: “Jam e emocionuar, por nervoze.”

Ndërkohë që po presin momentin e lumtur, Longoria me partnerin Jose dhe disa miq të njohur për publikun rrethuan Hollywood-in. Edhe pse me disa kilogramë më tepër, aktorja e veshur me taka dhe një fustan të zi dukej tepër joshëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme