Pas gjashtë vitesh, Rita Ora vjen me album të ri

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 18:44 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi.

“Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.

Ky album do të publikohet më 23 nëntor dhe përfundon një pritje gjashtëvjeçare që pas lansimit të albumit të saj të parë.

Arsyeja e këtij stagnimi me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellur nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vetë ish-shefin e saj, Jay-Z.

Duke folur për vonesën, Rita Ora u tha fansave të saj: “Faleminderit për durimin tuaj dhe pritjen e gjatë”.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i dytë do të titullohet “Phoneix”.

“Unë jam kaq e lumtur për realizimin e “Phoenix”. Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme