Pas shkurorëzimit me Johnny Depp, Amber Heard “në krahët” e miliarderit Elon Musk

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 08:43 | Nga

Shkurorëzimi me Johnny Depp vitin e kaluar vodhi vëmendjen e të gjithë mediave kudo në botë.

Por duket se Amber Heard po e nis vitin 2017 në krahët e dikujt tjetër. Bëhet fjalë për miliarderin Elon Musk.

Aktorja amerikane, 30 vjeç, ka patur kontakte më parë me biznesmenin 45 vjeçar verën e kaluar, pasi thuhej se ai e ka ndjekur atë për “vite”.

Musk ra në dashuri me Amber pasi ata të dy luajtën së bashku në filmin “Machete Kills” në vitin 2013, sipas raportimeve të reja.

Heard firmosi divorcin nga aktori 53 vjeçar në maj pas 14 muajve martesë, dhe ndarja e tyre u finalizua në gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme