Pas superhitit “Bonbon” Era Istrefi do të vijë me baladë

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 08:52 | Nga

Këngëtarja Era Istrefi po bëhet gati që shumë shpejt të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, pas suksesit të jashtëzakonshëm me hitin “Bonbon”.

U aludua ditë më parë në media se data e lansimit të këngës më të re të saj mund të ishte data 17 shkurt, mirëpo ende asgjë nga këngëtarja nuk është informuar.

Sipas disa burimeve të IndeksOnline, projekti pasues i hitit “Bonbon” nga Era Istrefi do të jetë një këngë e zhanrit baladë, për të cilën është punuar në studion e Felix Snow, një ndër producentët më të njohur botëror.

Ndërkaq një realizim superior pritet ta sjellë regjisorja Millicent Hailes.

Vlen të përmendim faktin se me këtë të fundit kanë punuar fytyra të famshme si Chris Brown, Big Sean, Amber Rose, Chloe Lloyd e shumë të tjerë që janë vlerësuar edhe nga kritikët më të njohur në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme