Pas XXXTentacion, vritet edhe një reper në Amerikë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 09:49 | Nga

Reperi amerikan, Jimmy Wopo, është identifikuar si njëri nga dy viktimat e një sulmi me armë në Pittsburgh të Pensilvanisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar menaxheri i tij, Yaylor Maglin, në rrjetin social Facebook.

“Humba vëllanë tim sot dhe është ndjenja më e keqe në botë. Ai ishte i destinuar për madhështi dhe e donte më të mirën për shokët, familjen dhe komunitetin e tij”, tha Maglin për reperin, emri i të cilit ishte Travon Smart.

Lajmi për vdekjen e tij vjen pak orë pas atij të vrasjes së reperit nga Florida XXXTentacion që erdhi gjithashtu si pasojë e një sulmi me armë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme