Pastruesi i xhamave të një hoteli takohet rastësisht me Kylie Minoguen (Foto)

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 16:02 | Nga

Thonë se si dihet se ku edhe kur mund ta takon.

E kjo i ka ndodhur një pastruesi të xhamave në një hotel disakatësh në qytetin australian Sydney gjersa ishte duke pastruar dritaret.

Ai është takuar hiq me pak se me këngëtaren e famshme Kylie Minogue.

E këngëtarja këtë takim interesant e ktheu në argëtim duke bërë një seri fotografish qesharake me pastruesin.

“Mirëseardhja ime në Sydney ishte më e mikpritëse se zakonisht…haha!!”, kishte përshkuar fotografitë këngëtarja teksa i ka publikuar edhe në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, këngëtarja 48-vjeçare është duke punuar në projekte të reja muzikore krahas koncerteve të shumta që i po zhvillon anembanë botës. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme