Pattinson ndahet nga e dashura

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Aktori Robert Pattinson dhe FKA twings i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm tre muaj pasi aktori kishte pohuar se është fejuar me të dashurën e tij.

Çifti filloi lidhjen në shtator të vitit 2014 dhe thuhej se ishin fejuar vetëm shtatë muaj më vonë, edhe pse dyshja kishte refuzuar të konfirmonte ose mohonte këto raportime.

Pattinson, 31-vjeçar, thuhet se i ka dhënë fund romancës pasi është lodhur nga fakti se ata qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

“Në muajt e fundit ata filluan të ndahen sepse kalonin pak kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim i gazetës britanike “The Sun”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme